Përgatitësi i Partizanit, flet Sakone: Periudha më e keqe kur erdhi Moxhi, ja ndryshimet mes Shqipërisë dhe Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2019 | 20:35

Përgatitësi i Partizanit, flet Sakone: Periudha më e keqe kur erdhi Moxhi, ja ndryshimet mes Shqipërisë dhe Italisë

Zakonisht janë trajnerët ata që marrin meritat më të mëdha kur punët në një skuadër ecin mirë. Megjithatë, mbas tij është një staf i tërë që punon. I tillë është edhe ish-përgatitësi atletik i Napolit, Korrado Sakone. Ai është përgatitësi atletik i Partizanit tashmë dhe në një intervistë për “RTSH” ndan disa çaste nga puna e tij.

saccone

2 vite e gjysmë në Shqipëri, si jeni ndjerë këtu?

“Kam gjetur një vend interesant. Ngjason shumë me jugun e Italisë, Napolin. Jetohet shumë mirë. “

Jeni ambientuar?

“Kalimi këtu erdhi fare thjeshtë sepse këtu njerëzit këtu janë të qetë dhe të edukuar. Jam ndierë si në shtëpi, kam krijuar një grup miqsh të ngushtë. Edhe ime bije u shpërngul këtu. “

Kush ua propozoi Partizanin?

“Ma bëjnë shpesh këtë pyetje. Jam i lumtur që erdha te Partizani. Kam njohur presidentin Gaz Demi, ishte person që më ngjalli kuriozitet. Në atë periudhë punoja te Napoli. Atje ndodhi që ekuilibrat u prishën dhe unë bëra zgjedhjen time. Rame dakort menjëherë.”

Përshtpja jote e parë?

“E njihja disi, Partizani është skuadër me traditë me histori edhe në Europën Lindore. Është nder që punoj këtu. Futbolli italian është ndryshe nga ai shqiptar.”

Pikat e dobta dhe të forta të futbollit shqiptar?

“Në Itali edhe diferencat janë të ndryshme. Edhe diferenca teknike është e madhe, por këtu ka lojtarë vërtetë interesantë. Këtu futbolli prodhon më pak stres. Duhet të përmirësohen parametrat”

Si e gjetët skuadrën?

“Kur mbërrita gjeta vullnet, edhe pse dallova limite. Te Napoli të ndjekin, këtu është disi ndryshe, megjithëse duhet ta them, ka pak profesionalizëm. Ajo që ka rëndësi të gjithë kuptuan dhe tani merremi vesh mirë”

Ndryshon mënyra e stërvitjes kur ndryshon një trajner?

“Jo në atë kontekst. Kjo ndodh pasi këtu stërvitjet kryen në fushë sintetike, gjë që në Itali nuk ndodh. Atje fushat artifiace janë të rralla. Më është dashur të ul intesitentin e ushtrimeve fizike, pas elasticiteti i artikulacionve gjatë lëvizjes është i ndryshë. Kjo ka qenë arsyeja e vetme që të parandaloja ndryshimet. Duhet të jesh i aftë të gjesh një mënyrë mesatare në mënyrën si e do trajneri”

Si ndihesh kur ka ndryshime në pankinë?

“Të them të vërtetën trajneët këtu kanë mbetur pak mbrapa në konceptin modern, edhe pse mësojnë shpejt. Këtë vit jam me Gegën, por në staf është edhe Dritan Mehmeti, i cili është i ri dhe i aftë. Shqipëria po përparon shpejt.”

Ndryshimet mes trajnerëve italian dhe shqiptar?

“Në futbollin italian i kushtohet më shumë aspektit teknik dhe jo fizik, këtu është e kundërta. Trajenrët e dinë këtë gjë. Për shembull që lidhet me Benitezin. Në drejtimin e tij i kushtohej më shumë lëvizjes me top, edhe pse punohen në palestër veçmas, ndërsa në Shqipëri i kushtohet lëvizjeve pa top”

Me kë trajner jeni ndjerë mirë?

“Ndihem mirë me të gjithë me cilido trajner. Iulianon nuk po e përmend sepse nuk kaluam kohë të mirë”

Sa e rëndësishme është përgatitja atletike në sport?

“Është e rëndësishme sot sepse sa më shumë t’i kushtohet rëndësi aq më shumë jep sportisti në fushë. Ka shumë mënyra, stërvitje individuale dhe në grup. Veçanërisht në futbollin tuaj”

Çelsi i suksesit të kësaj pune?

“Të gjithë e dimë. Duhet të pranohesh nga futbollisti. Duhet të kuptosh nevojat e lojtarit, cilësitë e tij. Ata janë djem të rinj dhe dëshira e tyre për të sakrifikuar është minimale, ata duan të argëtohen.”

Diferencat mes kundërshtarëve?

“Partizani është ekip që po rritet. Kemi punuar fort në Antalia. Ka dëshirë të madhe për të bërë mirë. Nuk ka sekret, nëse punon fort shpërblehesh. Shoqëria qëndron pranë futbollistëve”

Jeni i kënaqur me rezultatin e puëns suaj?

“Po, jam i kënaqur. Kur shikoj ndeshjen përqëndrohen te aspektet negative pavarësisht se mund të kemi fituar. Shkoj në shtëpi dhe shikoj ndeshjen sepse analiza bëhet kur fiton?

Cili është lojtari më problematik?

“Secili ka karakterin e vet, por menaxhimi është i ndryshëm. Kush nuk luan nuk mund të jetë i kënaqur. Futbollistëve duhet tu kushtosh vëmendje, sidomos atyre që nuk luajnë”

Po më komodi?

“Të them të vërtetën, të gjithë imenjohen , por nuk them emër.”

Momenti më i vështirë?

“Momenti më pak i lumtur do të thoja, kur Moxhi erdhi këtu. Nuk kam asgjë kundër tij, por unë përpara se të vija në Shqipëri studiova shumë, jetën e tyre, kampionatin, gjithçka. Edhe trajneri Iuliano nuk kishte informacionin e duhur për tia dalë mbanë. Kur ata u larguan u ktheva të punoj sipas mënyrës sime”

Si do të përfundoj ky sezon për Partizanin?

“Jemi mirë, por duhet të jemi të kudjesshëm. Kampionati mund të përfudojë ashtu siç duam, por edhe jo. Shpresojmë ta fitojmë kampionatin sepse nuk ndodh për shumë vite”

Sa përqindje mendoni se keni në sukses?

“Unë jam pjesë e së gjithës, lojtarët kanë pjesën më të madhe. Përshembull, Olsi Rama nuk më ka qejf shumë” (qesh, ndërkohë që afrohet Rama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"