Përfundon zyrtarisht “telenovela”, Mauro Ikardi dhe Uanda Nara vendosin për të ardhmen e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2022 | 14:36

Përfundon zyrtarisht “telenovela”, Mauro Ikardi dhe Uanda Nara vendosin për të ardhmen e tyre

Pas shumë tentativash për të qepur marrëdhënien dhe tradhtinë e Mauro Ikardit me Çina Suarezin, duket se Vanda Narës i ka bërë keq largimi nga “hija” e kullës “Eifel”.

uanda ikardi

Transferimi në Stamboll te Gallatasaraji dhe panorama fantastike e urës së Bosforit mesaduket nuk është se i kanë ndjellë ndonjë shije shumë romantike modeles argjentinase, e cila mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, ka pranuar ndarjen nga futbollisti Mauro Ikardi.

Pasi shumë portale dhe televizione garantuan fundin e lidhjes, me anë të një postimi edhe Vanda ka pranuar, por duke kërkuar gjithashtu privatësi:

“E kam shumë të vështirë të jetoj këtë moment.Por duke parë të gjitha spekulimet mediatike, më mirë që ta dini nga unë.

Nuk kam asgjë tjetër që të deklaroj dhetë jap asnjë detaj mbi këtë ndarje.

Ju lutem më kuptoni, jo vetëm për mua, por mbi të gjitha për fëmijët e mi”, postoi në “Instagram” Vanda Nara.

061304458-445931db-c293-4724-9819-ca52e2e38e63

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"