Përfundon turi i parë i Kupës, kualifikohet edhe Partizani (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2016 | 16:50

Përfundon turi i parë i Kupës, kualifikohet edhe Partizani (VIDEO)

Partizani i është bashkuar ekipeve të tjera të cilat u kualifikuan ditën e djeshme për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Të kuqtë kanë mposhtur në takimin e kthimit të zhvilluar në kompleksin “Internacional” në Pezë me rezultatin 4-0 Kevitanin. Rezultati i përgjithshëm i kësaj përballjeje doli 9-1 në favor të Partizanit.

partizani kevitan

Golat për Partizanin u shënuan 2 herë nga sulmuesi izraelit Azubel në minutat 21 dhe 82, Batha në minutën e 44-t dhe Ekuban në minutën e 81-të. Ndërkohë Mazrekaj u dërgua në tribunë nga trajneri Sormani, i cili vendosi të mos zbatonte urdhrin e drejtuesve të klubit për ta aktivizuar atë si titullar.

Në turin e dytë të Kupës Partizani do të ndeshet me Besëlidhjen e Lezhës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"