Përfundon shtrimi i tapetit në Kamzë, një Marko Van Basten në provë prej disa ditësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2017 | 17:29

Përfundon shtrimi i tapetit në Kamzë, një Marko Van Basten në provë prej disa ditësh

Stadiumi i Kamzës merr pamje. Pas heqjes së tapetit të vjetër, tashmë ka përfunduar dhe shtrimi i të riut, duke dhënë shpresa se Kamza është në kohën e duhur për ta nisur kampionatin në shtëpi. Në ditët e fundit është duke u punuar edhe në ambientet e brendshme të tribunës, për ta bërë gati për sezonin e ri.

kamza

Vazhdimisht kryebashkiaku Xhelal Mziu dhe presidenti Naim Qarri kanë inspektuar punimet që po bëhen në stadium dhe gjithçka duket në rrugën e duhur. Në të njëjtën kohë, drejtuesit po punojnë intensivisht për të përforcuar skuadrën dhe kjo javë është tepër e rëndësishme për këtë pjesë.

Momentalisht është zyrtarizuar afrimi i brazilianit Bruno Arrabal. Veç tij, që nga e hëna nën urdhrat e trajnerit Ndreu për provë është edhe i riu Marko Van Basten Çema, që më parë ka luajtur me të rinjtë e Partizanit dhe të Internacionalit. Ndërkohë, një objektiv i Kamzës është edhe mesfushori Hermes Shkullaku, por bisedimet vazhdojnë edhe me emra si Argent Halilaj, Hektor Idrizaj, Alfred Zefi e Masato Fukui.

Sa u takon vlonjatëve Halilaj-Idrizaj akordi është pranë. Gjithashtu pritet të firmosë edhe afrikani që ka rreth një javë në provë, Noel Nyason. Duket se mëngjarashi ganez po bind Ndreun. Deri më tani sitës seleksionuese i ka shpëtuar Armando Rami, Alvi Gjonaj, Xhino Ngjela dhe Erbi Abazaj. Numri i lojtarëve që po stërviten aktualisht është reduktuar në 20, bashkë me portierët Gjonikaj dhe Spaho. Me shumë mundësi, java e ardhshme do të sjellë disa zyrtarizime në merkato.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"