Përfundon gjyqi i Milanit në KAS, shikoni se kur shpallet vendimi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 19:13

Përfundon gjyqi i Milanit në KAS, shikoni se kur shpallet vendimi…

Sot në Lozanë të Zvicrës është mbajtur gjyqi në KAS për çështjen e Milanit. Klubi italian u dënua nga UEFA me 1 vit larg Kupave të Europës. Por italianët nuk u kënaqën me këtë vendim dhe sigurisht që e apeluan. Ka zgjatur plot 8 orë gjyqi dhe Milan është paraqtiur me prova komplekse dhe të ngjeshura.

fasone milan1

Nga ana e klubit italian kanë folur plot 8 përfaqësues përkundrazi nga ana e UEFA-s vetëm 2 të tillë. Ndërkohë sipas “Sport Mediaset” vendimi pritet të merret që sot në darkë dhe do të publikohet nesër në mëngjes pas orës 11. Media të tjera italiane thonë se vendimi mund të bëhëet i ditur edhe sot.

KAS

Ndërkohë në Milano janë të gjithë duke shpresuar se vendimi do të jetë në favor të tyre. Akoma dhe një lajm më i keq për milanistët është fakti se përjashtimi nga Kupat e Europës për një vit mund të jetë vendimtare në largimin e Donarumas dhe Bonuçit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"