Përfundon afati për privatizimin e klubit, te Lushnja ka qetësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2021 | 21:29

Përfundon afati për privatizimin e klubit, te Lushnja ka qetësi

Fundi i korrikut është afati i fundit për klubet që janë në varësi të bashkive të cilat duhet të privatizohen. Lushnja, një klub 91-vjeçar, ka një situatë të shëndoshë financiare si pasojë e një subvencionimi të përvitshëm nga njësia vendore, me një vlerë të konsiderueshme 40 milionë lekë(të rinj). Kapitali themeltar është i njëjtë me atë të përcaktuar në statutin e shoqërisë dhe në vendimet e depozituara në QKB.

lushnjaa

Statusi: “Klubi i Futbollit Lushnja 1930’sh.a është themeluar më datë 11.09.2013. Ajo është e regjistruar në regjistrin tregtar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit(QKB) e identifikuar me NIPT. Kapitali i regjistruar është 3,500,000 lekë i ndarë në 3500 aksione me vlerë nominale 1000 lekë për aksion. Aksionet e shoqërisë zotërohen tërësisht nga bashkia Lushnjë.

Shoqëria zhvillon aktivitetin e saj në fushën e aktiviteteve sportive të futbollit, krijimin e ekipeve zinxhir dhe pjesëmarrja në garat sportive të organizuara nga FSHF-ja, aderimi dhe regjistrimi në klub si FSHF dhe në të gjitha llojet e aktiviteteve të futbollit kombëtare dhe ndërkombëtare, futja në tregun e lojtarëve për të blerë sipas nevojave të ekipit, aktivitete të tjera në fushën e futbollit për interesa të shoqërisë. Aspektet materiale të pozicionit financiar të shoqërisë, performanca financiare dhe flukset e parasë janë në përputhje me standardet kombëtare të kontabilitetit që zbatohen në vendin tonë”.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"