Performanca fantastike në Botëror, vjen oferta e parë për arkitektin Daliç. 5 milionë euro nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 18:19

Performanca fantastike në Botëror, vjen oferta e parë për arkitektin Daliç. 5 milionë euro nga…

Nga i panjohur, në një ndër më të kërkuarit. Trajneri nënkampion bote ka nisur të joshet nga klubet e para. Tekniku i Kroacisë, i cili ka një marrëveshje parimore me Federatën Kroate (aktualisht përfiton 500 mijë euro në vit), kërkohet në Kinë dhe Korenë e Jugut.

zlatko dalic

Dhe në Azi janë gati të bëjnë çmendurira, duke i ofruar një kontratë deri në 5 milionë euro në vit. Sigurisht që 51-vjeçari do ta marrë me qetësi gjithë këtë interes, pasi interes për të kanë shfaqur edhe në Angli.

Por as presidenti i Federatës Kroate, Davor Shuker, nuk është dorëzuar. Ai mund të vendosë që t’ia dyfishojë rrogën trajnerit, edhe pse është i ndërgjegjshëm se sërish do ta ketë të vështirë për ta bindur. “Do të flasim pas pushimeve”, tha Shuker, duke e dribluar këtë temë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"