Përforcimi “big”, Partizani ende në lojë për shkodranin Guri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2022 | 15:22

Përforcimi “big”, Partizani ende në lojë për shkodranin Guri

Megjithëse është një pistë shumë e vështirë, Partizani vazhdon ende të jetë në garë për Gurin. Qendërsulmuesi nga Shkodra ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës në sezonin e fundit, me tetovarët, që kanë në dorë opsionin e rinovimit edhe për një sezon tjetër me 28-vjeçarin.

guri

Për momentin, nga Maqedonia e Veriut nuk vjen asnjë sinjal i qartë mbi vendimin e Shkëndijës, por lëvizjet e fundit japin indicie për një largim të mundshëm të sulmuesit.

Partizani është një opsion mjaft i pëlqyer nga Guri, por pagat tunduese që i ofrohen nga ekipe nga Rumania dhe Boluspori në Turqi janë të paarritshme nga “demat”. Gjithsesi, duhet të themi se nga dita në ditë, situatat ndryshojnë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"