Përforcimet në ekip/ Partizani, tjetër merkato për titull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2016 | 14:53

Përforcimet në ekip/ Partizani, tjetër merkato për titull

Partizani ka nisur punën në merkato që pas mbylljes së sezonit të fundit, pasi ekipi do të merrte pjesë në Kupat e Europës.

13654228_527342180793516_5209862403919641693_nQershori nuk ka qenë frytdhënës në kampin e kuq, pasi klubi nuk arriti të ruante gjithë grupin, si dhe u afruan vetëm dy mbrojtës, Renato Arapi dhe Esin Hakaj. Largimi i Sukajt disa orë para ndeshjes së parë me Slovan Bratislavën dhe situata kaotike me Arbnor Fejzullahun dhe Mentor Mazrekaj e dobë- suan edhe më shumë ekipin, pasi drejtuesit nuk arritën që të rikuperonin boshllëkun që krijuan këta lojtarë.

Për dy ndeshjet e Champions-it me Ferencvaroshin, të kuqtë i kanë shtuar radhët edhe me dy sulmues, Kaleb Ekuban dhe Dalibor Volas, të cilët patën disa minuta në dispozicion në sfidën e së mërkurës. Mendohet që në ndeshjen e kthimit, më 20 korrik në Hungari, dy sulmuesit të jenë më të ingranuar me ekipin, pasi shpresat e golit dhe të kualifikimit ndaj hungarezëve varen nga ata.

Fillimisht të kuqtë kërkojnë që me këtë kontingjent të synojnë kualifikimin ndaj kampionëve të Hungarisë dhe, më pas, të vijojnë me zgjerimin e merkatos.

Lëvizjet e lojtarëve te kryeqytetasit do të shtrihen me dy faza, e para është për Europën, ndërsa më pas do të punohet për krijimin e një grupi që do të synojë titullin kampion. Për të realizuar këtë qëllim, drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet me disa lojtarë, që mendohet se do të jenë të nevojshëm për Partizanin e sezonin 2016-2017.

Primare mbetet gjetja e një fantazisti, por alternativa cilësore do të kërkohen edhe për repartet e tjera. Prej ditësh kanë qarkulluar disa emra lojtarësh, si Malota, Musolli, por klubi ka preferuar që të mbetet diskret duke mos pasur interferime mediatike.

Përflitet se Partizani ka akord me disa lojtarë, të cilët janë të angazhuar me klubet e tyre në Europë dhe pas kësaj aventure pritet që të vishen të kuq. Pista e Hamdi Salihit mbetet sërish e hapur te “demat”. Gjithsesi, pas aventurës europiane, Partizani do të zbulojë goditjet e merkatos së titullit kampion.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"