Përforcime nga Gana, zbulohet emri i sulmuesit 26-vjeçar që do t’i bashkohet Tiranës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2020 | 22:32

Përforcime nga Gana, zbulohet emri i sulmuesit 26-vjeçar që do t’i bashkohet Tiranës (VIDEO)

Një tjetër përforcim në merkato për Tiranën. Pas Avdiajt, Najdovskit dhe Toshevskit, kampionët në fuqi të Superiores, kanë arritur akordin edhe me sulmuesin ganez Derrik Sasraku.

sasraku8593592186782506718

26-vjeçari pritet të nënshkruaj kontratë 3-vjeçare, ndërkohë që ky transferim është mundësuar nga menaxheri i njohur Hektor Çomo, raporton “ghanasccornet.com”.

Sulmuesi shtatlart  ka luajtur më parë për Aduana Stars, Medema dhe Club Afrikans, teksa pritet të bashkohet me bashkatdhetarin e tij Uinful Kobina.

Ndërkohë mësohet se përveç futbollistit 26-vjeçar, bardheblutë pritet të afrojnë edhe 2 të huaj të tjerë nga kontinenti afrikan, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë për momentin.

“Panorama Sport” mëson se prej disa ditësh pasaportat e tyre janë në Ambasadën tonë të Egjiptit, dhe sapo të pajisen me lejekalimin, do të jenë në Shqipëri në ditët në vazhdim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"