Përflitej prej kohësh, PSG zyrtarizon trajnerin gjerman në krye të ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2018 | 18:29

Përflitej prej kohësh, PSG zyrtarizon trajnerin gjerman në krye të ekipit

Tomas Tuhel tashmë është edhe zyrtarisht trajneri i PSG në Francë. Ekipi kampionë në Ligue 1, ditën e sotme ka bërë zyrtar lajmin që qarkullonte prej kohësh, se ish-trajneri i Dortmundit do të vijojë në krye të stolit.

tuhel

Tuhel do të marrë vendin e lënë bosh nga Unai Emeri, kotrata e të cilit skadoi në përfundim të sezonit. “Mezi pres të filloj punën në këtë klub të madh, Është një nga gjërat më të bukura që më ka ndodhur dhe jam gati për ta përballuar me sukses këtë sfidë për karrierën time dhe për klubin e PSG-së”, dekalroi Tuhel në fjalët e para si trajner i parizienëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"