Përfiton nga izolimi, Heung-Min Son kthehet në vendlindje “të heqë qafe” …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 20:09

Përfiton nga izolimi, Heung-Min Son kthehet në vendlindje “të heqë qafe” …

Faqja zyrtare e Totenhemit shkruan se sulmuesi i tyre, Heung-Min Son është kthyer në Korenë e Jugut për të kryer shërbimin ushtarak, i cili është i detyrueshëm në vendin e ij.

Son-Heung-min-Tottenham-Aston-Villa

Edhe pse ky raportim nuk është konfirmuar akoma, siç thotë faqja e skuadrës angleze, sulmuesi Son ka zgjedhur të shfrytëzojë periudhën e izolimit që të heqë qafe diçka që e mundon prej kohësh, pra shërbimin ushtarak.

son

Duhet sqaruar se skuadra e Përfaqësuese Koreano-Jugore u çliruan nga shërbimi i detyruar ushtarak 2 vjeçar duke qenë se fituan futbollin për meshkuj në Lojërat Aziatike 2018.

Gjithsesi, Heung-Min Son dhe shokët e ekipit janë të detyruar të bëjnë shërbimin ushtarak bazë, që zgjat 4 javë.

heung

 

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"