Përfitimet/ 300 milionë euro arkëtime, ja cila skuadër e Serisë A ka shitur më mirë se të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 18:30

Përfitimet/ 300 milionë euro arkëtime, ja cila skuadër e Serisë A ka shitur më mirë se të gjithë

Transferimi i Kristian Romeros te Totenhemi mund të jetë shembulli më i mirë i punës që bëjnë tek Atalanta. I blerë për 18 milionë euro nga Juvja, mbrojtësi që u vlerësua nga Gasperini mund të përfundojë në Londër për 60 milionë euro.

Atalanta

Një pjesë e shumës mund të investohet për njërin mes Demiralit dhe Botmanit, megjithatë në Bergamon kanë durim dhe godasin në shenjë në momentin e duhur.

Këtë e dëshmojnë edhe shifrat e shitjeve që nga viti 2017 e deri më tani. Lista e mëposhtme nuk është e plotë, sepse mungojnë emra si Petanja, Kornelius apo Barrou kartoni, i të cilit sapo u pagua nga Bolonja.

Shitjet e Atalantës ndër vite flasin qartë për aftësinë e këtij klubi që përveç sukseseve në fushë, di të fitojë edhe nga merkato pa humbur cilësi në organikë. Me 32 milionë euro plus 9 të tjera në formë bonusesh, Dejan Kulusevski është shitja më fitimprurëse e bluzinjve, që ujditë më të mira i kanë bërë me Juven, klub nga i cili kanë përfituar thuajse 70 milionë euro.

Edhe Milani është mes blerësve besnikë të Atalantës me 56 milionë euro të shpenzuara, teksa nuk mbetet pas Interi që mes Galiardinit dhe Bastonit i ka mbushur arkat bergamaske me 54 milionë.

ATA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"