Perez tregon si Murinjo turpëroi Ozil: E dashura jote ka qenë me të gjithë lojtarët e Interit dhe Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2021 | 23:22

Perez tregon si Murinjo turpëroi Ozil: E dashura jote ka qenë me të gjithë lojtarët e Interit dhe Milanit

Regjistrimet e Florentino Perez vazhdojnë të jenë një temë diskutimi në Spanjë, duke përfshirë tema nga më të ndryshmet. Audiot e fundit që janë publikuar në mediat spanjolle, tregojnë një prapaskenë tepër të sikletshme për Mesut Ozil.

2cb8681a-86a3-4721-94b8-f68904d440a4_16x9_600x338

Në një telefonatë me një mikun e tij, presidenti i Real Madrid ka treguar se si gjermani kishte mbërritur si një yll në Madrid, por ishte përballur me një të vërtetë të pakëndshme. “Ozil erdhi në moshën 21-vjeçare dhe kishte të dashur, por shumë shpejt zbuloi jetën e Madrid dhe ndryshoi stilin e jetesës. Ai e largoi të dashurën dhe e zëvendësoi me një modele nga Italia. Ai merrte një avion privat, shkonte dhe bënte seks me të e pastaj kthehej.

Në një situatë të tillë, ishte Murinjo që iu afrua dhe i tha: “Dëgjo Mesut, a mund të të flas si të isha babai yt? Me këtë vajzë kanë shkuar të gjithë lojtarët e Interit, të gjithë të Milanit dhe stafet teknike gjithashtu”. Në atë moment Ozil u nda me të”, është tregimi i Perez në atë telefonate ku dëgjohet duke qeshur teksa i tregon mikut të tij këtë histori me Ozil.

Sipas mediave spanjolle, kjo histori është për modelen nga Venezuela, Aida Jespika, e cila u zhvendos në Milano që nga viti 2000 duke u bërë një emër i njohur në botën e showbiz atje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"