Perez kërcënon Serinë A, 200 milionë euro për Ikardi-Milinkoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2018 | 9:54

Perez kërcënon Serinë A, 200 milionë euro për Ikardi-Milinkoviç

Edhe pse për Premier Ligën angleze dhe Serinë A italiane merkato është mbyllur, në disa kampionate të tjerë të Europës klubet do të kenë kohë deri në ditën e fundit të gushtit (më datë 31) për të përforcuar skuadrat përkatëse. Një nga këto kampionate është La Liga, ku Reali i Madridit, “i varfëruar” nga largimi i Kristiano Ronaldos, mund t’i ketë ruajtur “fishekzjarrët” për ditët e fundit.

Savic-Ikardi

DY “YJE” – Sipas “Don Balon”, në fakt, dy nga objektivat kryesorë të “Los Blancos” luajnë në Serinë A. I pari është Maurito Ikardi. Sulmuesi i Interit vazhdon të jetë në planet e Florentino Perez dhe duket se përfaqëson 9-ën e vërtetë që kërkon Lopetegui për të zëvendësuar Ronaldon. Sipas mediave spanjolle, Reali ka bërë gati 100 milionë euro për të bindur Interin dhe 10 milionë në vit pagë për sulmuesin. I dyti është ylli i Lacios, Sergej Milinkoviç-Saviç.

Gjithmonë sipas raportimeve nga Spanja, lojtari ka një marrëveshje verbale me klubin “merengues” dhe Perez do të bëjë një ofertë tunduese (100 milionë euro) në ditët e ardhshme. Deri më 31 gusht gjithçka mund të ndodhë, do ishte edhe një “hakmarrje” personale e Perezit ndaj Serisë A që i rrëmbeu “yllin” e skuadrës. Por, duke parë se klubet nuk do të kenë mundësinë për t’i zëvendësuar yjet që mund të largohen, madrilenët do të duhet të ofrojnë diçka më shumë për të siguruar objektivat e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"