Perez dhe Benzema, marrëveshje mes tyre: Nëse do të ikësh ma thuaj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 15:27

Perez dhe Benzema, marrëveshje mes tyre: Nëse do të ikësh ma thuaj…

Reali i Madridit do të futet në një pjesë të rëndësishme të sezonit duke nisur nga fundjava në La Liga, por që nuk prek vetëm futbollin e luajtur, por edhe të ardhmen e disa prej pjesëve të rëndësishme të ekipit.fnfmnf

Një prej tyre është kapiteni Karim Benzema, kontrata e të cilit me klubin përfundon në mbyllje të sezonit dhe ende nuk ka një marrëveshje mes palëve për rinovimin e tij edhe në sezonin e ardhshëm. Reali i Madridit dëshiron që Karim Benzema të vijojë edhe në sezonin e ardhshëm, por ndoshta palët ende nuk kanë rënë dakord për çështjen e pagesave. Pak kohë më parë është folur për një “përplasje” mes palëve për punën e rrogës, me francezin që ka kërkuar më shumë se nga sa fiton aktualisht. Por siç bëjnë me dije mediat pranë Madridit, Karim Benzema i ka dhënë fjalën Florentino Perezit.

Presidenti dhe kapiteni i Realit të Madrid janë parë me njëri-tjetrin gjatë ditëve të fundit për të mbyllur një marrëveshje ku të dy kanë vendosur të respektojnë prioritetet që i kanë caktuar vetes. Në diskutimin mes Perezit dhe Benzemasë, ku në qendër të bisedës ishte oferta e Realit për rinovimin e kontratës për francezin, presidenti i “los blancos”-ve ka qenë i qartë në kërkesën e tij në adresë të Benzemasë: “Nëse dëshiron të largohesh ma thuaj më parë…”. Kontrata e kapitenit është një nga gjashtë kontratat me datë skadimi natën e 30 qershorit 2023 që klubi madrilen po studion për këto orë. Benzema e di që Madridi e dëshiron atë për sezonin e ardhshëm. Por ka faktorë të tjerë që duhen marrë parasysh, veçanërisht ofertat faraonike nga Lindja e Mesme, e që mund të ndryshojnë historinë e gjërave.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"