Perez barazon ofertën e Junajtid, 120 milionë euro për Dibalën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 21:34

Perez barazon ofertën e Junajtid, 120 milionë euro për Dibalën

Paulo Dibala është zyrtarisht në merkato dhe heshtja që qarkullon rreth këtyre zërave nga ana e drejtuesve të Juventusit bën të mendohet sërish se në janar, sulmuesi argjentinas mund të largohet nga Torino. Këtë fakt e nxori në sipërfaqe vetëm 3 ditë më parë presidenti i Palermos, Mauricio Zamparini, i cili nënvizoi se mban kontakte ende me “diamantin” që ai e solli në Itali dhe se e ka këshilluar që të largohet nga Juventusi, duke parë pankinën e shumtë që po bën në këtë sezon, nën urdhrat e Masimiliano Alegrit.

Dibala

Madje, ai beson se në janar Dibala do të largohet dhe destinacioni i ardhshëm do të jetë Spanja, por duke mos harruar edhe Anglinë, ku Mançester Junajtid falë këmbënguljes së Zhoze Murinjos ka bërë gati 120 milionë euro për Juventusin dhe për ta afruar që në janar Paulo Dibalën në “Old Trafford”. Por ndërkohë, edhe nga Spanja, dje mbërriti lajmi se duke parë kërcënimin që vjen nga trajneri i “Djajve të Kuq”, edhe presidenti Florentino Perez ka vendosur që të tentojë blerjen e numrit 10 të bardhezinjve, duke barazuar ofertën e Mançester Junajtid.

Edhe në Madrid janë të bindur se Dibala mund të jetë përforcimi i duhur për repartin e sulmit, pavarësisht se në këtë fillimsezoni, Bejl dhe Benzema e kanë nisur me ritmin e duhur. Por duke parë që me Champions-in dhe Kupën e Mbretit, apo edhe me impenjimin në Botërorin për klube, sezoni i madrilenëve do të jetë shumë i gjatë, 120 milionë euro për një talent madhështor si Paulo Dibala, që për më shumë është vetëm 24 vjeç janë një investim që ia vlen që të bëhet.

dibala-3

Fundja, Garet Bejl dhe Karim Benzema po prekin të 30-at dhe në këtë mënyrë rifreskimi i moshës së repartit ofensiv është një domosdoshmëri. Për më shumë, këtu shtohet edhe simpatia personale dhe deklarata e vetë Florentino Perezit diçka më shumë se një vit më parë, i cili nënvizoi se vetëm Dibala ishte lojtari që i ngjasonte më shumë Lionel Mesit në ditët e sotme. Shkurt, Reali i Madridit po bën gati sulmin për juventinin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"