“Perëndimi kërkon të na heqë Botërorin”, zëdhënësja e ministrisë ruse jep alarmin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2018 | 15:42

“Perëndimi kërkon të na heqë Botërorin”, zëdhënësja e ministrisë ruse jep alarmin

“Perëndimi kërkon të na heqë Botërorin”. Ky është pohimi i zëdhenses së Ministrsë së Jashtme ruse, Maria Zakhorova. Ajo akuzon drejtpërdrejtë Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara se po tentojnë të  pengojnë vendin e saj të organizojë Kupën e Botës gjatë kësaj vere.

100649975_mediaitem100649973
“Ndoshta kjo është përshtypja ime, por mendoj se ata po kujdesen që Rusia këtë verë mos të arrijë të zhvillojë të drejtën e organizimit të Kupës së Botës.” tha Zakharova.

1062553521
Britania po kërkon prej kohësh ti jap një mësim Rusisë pasi akuzon shtetin lindor për sulmin ndaj një ish- spiuni rus në tokën e saj. Gjithsesi nuk ka ende asnjë reagim zyrtar që të sygjerojë tërheqjen e “tre luanëve” nga kompeticioni madhor që mbahet këtë verë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"