“Përdorja penis artificial për të shmangur kontrollet antidoping”, legjenda Tajson zbulon trukun e çuditshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2019 | 20:57

“Përdorja penis artificial për të shmangur kontrollet antidoping”, legjenda Tajson zbulon trukun e çuditshëm

Legjenda e boksit, Majk Tajson, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes falë bëmave të tij në të kaluarën. Në një prononcim për “ESPN”, 53-vjeçari, ka treguar se si arrinte të shmangte kontrollet antidoping, duke përdorur penis artificial.

0_LCP_CHP_150719MikeTyson_1709MikeTysonJPG

Tajson zbulon se përdorte urinën e fëmijëve, teksa nuk nguron të tregojë edhe trukun se si i mashtronte personat e antidopingut.

“Përdorja një penis artificial, që stafi im mjekësor e mbante gjithmonë me vete, sigurisht të mbushur me urinë. Njerëzit që do të merrnin kampionin e urinës, zakonisht turpëroheshin kur nxirrja penisin.

Ata kthenin kokën, duke më dhënë mundësi që të ta përdorja këtë truk. Doja të përdorja urinën e gruas sime, por ajo më tha: do të dalë se je shtatzënë. Kështu mendova të merrja urinën e fëmijëve”, deklaroi Tajson.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"