“Përdor lojëra fjalësh të tepërta”, Patushi “shigjeton” Kolelën: Trajner i vogël në ndeshjet e mëdha, Partizani do ishte 20 pikë para me dikë tjetër në pankinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2023 | 22:59

“Përdor lojëra fjalësh të tepërta”, Patushi “shigjeton” Kolelën: Trajner i vogël në ndeshjet e mëdha, Partizani do ishte 20 pikë para me dikë tjetër në pankinë

Kampionati shqiptar ka hyrë në 2 javët e fundit, teksa skuadrat janë ende në garë për objektivat e tyre. I ftuar në Sport News në News 24, ish lojtari i njohur, Saimir Patushi i cili foli për situatën aktuale në elitën e futbollit shqiptar, teksa u ndal te ecuria e skuadrave kryesuese. 

d3-1

Patushi nuk i kurseu kritikat për trajnerin e Partizanit, Xhovani Kolela, të cilin e quajti trajner të vogël në ndeshje të mëdha. Ish-mbrojtësi i Tiranës foli gjithashtu edhe për Vllazinë dhe oshilacionet e shkodranëve.

Premio- Unë nga ato çfarë kam prekur dhe çfarë di vet, pavarësisht sasisë së premios, lojtarët duan gjithmonë të fitojnë. Nuk mendoj dhe nuk besoj se futbollistët janë të fokusuar vetëm te lekët.

Gara për Europë- Në bazë të kalendarit, shikoj Teutën si favorit.

Kolela tha që mësova për rezultatin e Tiranës në fund– Për trajnerin Kolela është hera e 20-të që dëgjoj lojëra fjalësh. Një herë thotë e kam një grup lojtarësh të mirë, një herë thotë që e kam të keq grupin. Të ishte një trajner tjetër në krye të Partizanit, do ishte 20 pikë më shumë se ndjekësi. Po të shikosh ndeshjet vendimtare, Kolela bëhet shumë i vogël. Kolela nuk di të marrë maksimumin nga grupi.

Partizani- Nëse ti do kesh frikë kur je duke fituar 2-0 ose 1-0, ti nuk je duke menaxhuar mirë. Ky trajner duhet t’i marri lojtarët e t’i bëj lidera, siç bëhen te Tirana. Nëse ti thua se kam frikë se mos humbas me Tiranën apo Vllazninë, kjo nuk të jep vazhdimësi. Patjetër që Partizani është këtu për këto arsye

Vllaznia- Nuk e di se ku është problemi. Po të shikosh luajnë me minutazh. Po t’i shikosh pak minuta thua çfarë është kjo skaudër, më pas fillon e të pëlqen. Gjatë gjithë sezonit ka patur luhatje të jashtëzakonshme. Unë kam besim te Sinani dhe uroj që më mirë se ai, nuk e di askush çfarë i duhet klubit” –  tha Patushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"