Përdhunoi me shokët një vajzë 22-vjeçare, arrestohet ish-futbollisti i Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2021 | 23:58

Përdhunoi me shokët një vajzë 22-vjeçare, arrestohet ish-futbollisti i Juventusit

Manolo Portanova, futbollisti 21-vjeçar i Xhenoas, është në arrest shtëpie teksa akuzohet se ka përdhunuar një 22-vjeçare bashkë me tre persona të tjerë, gjatë një feste private në Siena. Lajmi është bërë publik nga Rai News dhe BBC. Zbulohet se një prej 3 personave e akuzuar për përdhunim është i mitur.

manolo-portanova-genoa-1612867810-56242

Futbollisti gjendej me pushime kur është kontaktuar nga polica dhe është arrestuar atje me akuzën e përdhunimit, ndërsa më pas është dhënë masa e arrestit në shtëpi për të dhe për miqtë ë tij.

Të hënën ai do të paraqitet për të dhënë dëshminë e tij rreth ngjarjes. Një nga dy të ndaluarit e tjerë ka deklaruar se marrëdhënia me këtë 22-vjeçare nuk ishte përdhunim, pasi ishte kryer me miratimin e saj.

Ndërsa tjetri kishte refuzuar të fliste. Të gjithë pjesëtarët në atë festë private po merren në pyetje, por sipas mediave italiane, ai që rrezikon më shumë është pikërisht futbollisti i Xhenoas.

portanova-morata-juventus-min

Për sa i përket karrierës së Portanovës, ai është një produkt i akademisë së Juventusit, teksa numëron 5 ndeshje në Serinë A, 2 me bardhezinjtë dhe 3 me Xhenoan. Mesfushori 21-vjeçar u transferua më 28 janar nga “Zonja e Vjetër”, drejt Xhenoas, ku nuk gjeti shumë hapësira këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"