Përcaktohet kalendari i La Ligës, Reali fillon mbrojtjen e titullit në La Korunja. “El Klasiko” në javën e 17

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2017 | 21:04

Përcaktohet kalendari i La Ligës, Reali fillon mbrojtjen e titullit në La Korunja. “El Klasiko” në javën e 17

Është përcaktuar sot kalendari i ndeshjeve të sezonit 2017-2018 të kampionatit spanjoll La Liga. Sipas shortit të hedhur, Reali i Madridit do ta fillojë mbrojtjen e titullit kampion në transfertë përballë Deportivo La Korunjës. Ndërkohë Barcelona pret Betisin në javën e parë, ndërsa Atletiko luan në transfertë ndaj Gironës. La Liga do t’i zhvillojë ndeshjet e javës së parë më 20 gusht.

real madrid

Ndërkohë përballjet mes pretendëntëve për titull fillojnë me Atletiko-Barcelona në javën e 8. Në javën e 12 luhet derbi i Madridit, Atletiko-Real, ndërsa përballja “El Klasiko” e parë është përcaktuar që të luhet në javën e 17 në “Santiago Bernabeu”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"