Përcaktohet kalendari i Kategorisë së Dytë, ja të gjitha përballjet e javës së parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2020 | 12:18

Përcaktohet kalendari i Kategorisë së Dytë, ja të gjitha përballjet e javës së parë

U hodh sot në ambientet e stadiumit “Air Albania”, shorti për kalendarin e sezonit 2020-2021, në Kategorinë e Dytë. Edhe pse ende nuk është caktuar një datë ekzakte se kur do të ndalojë bojkoti, 27 skuadrat të ndara në 2 grupe, kanë mësuar përballjet me shpresën që kampionati do të startojë javën e ardhshme…

Shkumbini

Vlen të theksohet fakti se në Grupi B, janë 13 skuadra, kësisoj, 1 prej ekipeve do të duhet të qëndrojë pushim çdo javë…

JAVA 1, GRUPI A:

Internacional-Valbona

Tërbuni-Shkumbini

Spartaku-Iliria

Mirdita-Shënkolli

Luzi 2008-Gramshi

Klosi-Ada

Sopoti-Bulqiza

JAVA 1, GRUPI B:

Albpetrol-Butrinti

Memaliaj-Naftëtari

Këlcyra-Skrapari

Përmeti-Gramozi

Delvina-Maliqi

Devolli-Tepelena

Labëria (PUSHIM)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"