Përcaktohet gjyqtari për supersfidën Milan-Juventus, me të bardhezinjtë festojnë gjithmonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2018 | 10:57

Përcaktohet gjyqtari për supersfidën Milan-Juventus, me të bardhezinjtë festojnë gjithmonë

Supersfida e javës së 12-të të Serisë A mes Milanit dhe Juventusit do të arbitrohet nga Paolo Maxoleni. Kjo do të jetë hera e pestë për “bilbilin” e seksionit të Bergamos që do të gjykojë këtë sfidë, e fundit ajo në “Allianz Stadium”, në marsin e kaluar, e fituar nga “Zonja e Vjetër” me rezultatin 3-1, por ndërkohë, edhe në tre precedentët e tjerë, në fund ka festuar gjithmonë Juventusi.

Paolo+Mazzoleni+SS+Lazio+v+AC+Milan+Serie+BQK7HVcX1jIl

Për sa u përket precedentëve në total, Maxoleni numëron 25 të tillë me kuqezinjtë, bilanci: 10 fitore, 9 humbje dhe 6 barazime. Ndërsa me bardhezinjtë, shifrat  flasin për 19 fitore, 4 barazime dhe pesë humbje, në 29 daljet me arbitrin 44-vjeçar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"