Përcaktohet axhenda e Kategorisë Superiore, ja kur do të luhen supersfidat e javës së pestë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 23:40

Përcaktohet axhenda e Kategorisë Superiore, ja kur do të luhen supersfidat e javës së pestë

Java e pestë e Kategorisë Superiore do të vijë me përballje tepër emocionuese ku spikasin, Partizani-Flamurtari dhe Skënderbeu-Teuta.

Kategoria-Superiore-2018

Skuadra e Dajës do të kërkojë një rezultat pozitiv në kryeqytet pas humbjes ndaj Skënderbeut, përballë një Partizani të etur për pikë.  Kjo sfidë është parashikuar të zhvillohet ditën e premte në orën 19:45

Dita e shtunë do të vijojë me sfidën Luftëtari-Teuta që do të zhvillohet në orën 15:45 dhe Skënderbeut-Tirana. Gjirokastritët do të kërkojnë pikët e para në kampionat pas 4 javësh për tu harruar, ndërkohë që Teuta vjen në këtë përballje pas humbjes në shtëpi ndaj Kukësit.

partizani flamurtari

Një sfidë tepër emocionuese pritet të jetë ajo në Korçë mes Skënderbeut dhe Tiranës. Të dy skuadrat vijnë në këtë takim pas fitoreve në javën e katërt dhe do të kërkojnë të japin maksimumin. Kastrioti-Laçi dhe Kukësi-Kamzë janë 2 sfidat e ditës së diel. Dy “mini-derbi” tepër interesant ku lufta sportive është e garantuar.

E PREMTE, 21 SHTATOR

ORA: 19:45

PARTIZANI-FLAMURTARI

E SHTUNË 22 SHTATOR

ORA 15:45

LUFTËTARI-TETUTA

ORA 18:45

SKËNDERBEU-TIRANA

E DIEL 23 SHTATOR

ORA 15:45

KASTRIOTI-LAÇI

ORA 18:45

KUKËSI-KAMZA  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"