Përcaktohen çiftet çerekfinale të EURO 2020, ja datat dhe oraret kur do të zhvillohen 4 duelet interesante

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2021 | 1:01

Përcaktohen çiftet çerekfinale të EURO 2020, ja datat dhe oraret kur do të zhvillohen 4 duelet interesante

Janë përcaktuar 4 çiftet çerekfinale të EURO 2020-të, ku nuk kanë munguar surprizat. Zvicra, Çekia, Danimarka dhe Ukraina, janë 4 kombëtaret, që kanë thyer disi parashikimet duke u bërë pjesë e 8 skuadrave më të mira të Europianit për momentin.

EURO 2020 KUPA

Të paktë ishin specialistët apo qoftë edhe tifozët që kishin menduar se në këtë 4 kombëtare mund të kualifikoheshin deri në këtë fazë, teksa emra si Franca, Gjermania, Portugalia apo Kroacia, nuk arritën t’ia dilnin.

Për sa i përket axhendës së 4 sfidave çerekfinale, ato do të luhen në 2 ditë, në datat 2 dhe 3 korrik. Në datën 2 korrik janë planifikuar të zhvillohen 2 perballje. Zvicer-Spanjë në orën 18:00 dhe Belgjikë-Italia në orën 21:00.

Ndërkohë në datën 3 korrik do të luhen edhe 2 takimet e tjera çerekfinaliste, ajo mes Çekisë dhe Danimarkës që do të startojë në orën 18:00 dhe Ukrainë-Angli në orën 21:00.

Axhenda

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"