Përcaktohen çiftet e “Play Off”-it për Euro 2020, Kosova do luajë jashtë fushe me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2019 | 21:55

Përcaktohen çiftet e “Play Off”-it për Euro 2020, Kosova do luajë jashtë fushe me…

Në Nion të Zvicrës, u hodh shorti për stadiumin në të cilin do të luhet finalja e “Play Off”, për Ligën D, aty ku bën pjesë Kosova.

Kosovo-celebrate

“Dardanët” të udhehequr nga Shaland, do të përballen me Maqedoninë e Veriut në transfertë.

Nëse Kosova kalon pengesën e Maqedonisë së Veriut, do të luajë me fituesin e çiftit Bjellorusi-Gjeorgji.

Finalja e madhe do të luhet në fushën e fituesit së këtij çifti, pasi fati vendosi që Kosova, mos të luajë në shtëpi nëse kalon ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja e parë do luhet në datën 26 mars 2020, ndërsa finalja në 31 mars.

Ja  të gjitha çiftet:

Liga A:

Islandë-Rumani
Bullgari-Hungari

Liga B:

Bosnjë Hercegovinë-Irlandë e Veriut
Sllovaki-Irlandë

Liga C:

Skoci-Izrael
Norvegji-Serbi

Liga D:

Gjeorgji-Bjellorusi
Maqedoni e Veriut- Kosovë

Capture-28-768x348

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"