Përçahet futbolli spanjoll, Valencia i kundërvihet federatës për kompeticionet europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2020 | 17:35

Përçahet futbolli spanjoll, Valencia i kundërvihet federatës për kompeticionet europiane

Propozimi i Federatës Spanjolle për të përcaktuar që tani skuadrat pjesëmarrëse për sezonin e ardhshëm në kompeticionet europiane ka shkaktuar një furtunë të vërtetë në Spanjë.

ferran.torres.valencia.2019.20.750x450

Valencia i ka dërguar një ankesë UEFA-s duke i kërkuar të hedhë propozimin e FSF-së, pasi nuk mund të marrë pjesë në kompeticionet e futbollit për klube të Europës për shkak se renditet në vendin e shtatë, pozicion që automatikisht e lë jashtë çdo gare. Ky propozim nuk i ka pëlqyer as skuadrës së Getafes, të cilët me vendin e pestë në klasifikim i hiqet e drejta për të luajtur sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve, edhe pse ka të njëjtën kuotë pikësh dhe golavarazhi me Real Sociedadin e vendit të katërt.

Në Spanjë po diskutohet mundësia e mbylljes që tani të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"