“Përbindëshi” Imobile i thur elozhe Strakoshës: U tregua shumë i aftë edhe pse tensioni na shkoi 1000

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2017 | 20:36

“Përbindëshi” Imobile i thur elozhe Strakoshës: U tregua shumë i aftë edhe pse tensioni na shkoi 1000

Lacio arriti një fitore të magjishme në transfertë ndaj Juventusit falë dopietës së sulmuesit më në formë të momentin, Çiro Imobile dhe heroizmit të Thomas Strakoshës në minutën e 97, duke pritur penalltinë e ekzekutuar nga Dibala.

Imobile

Menjëherë pas ndeshjes, në prononcimin për mediat italiane, Imobile nuk ka ngurruar të bëjë vlerësimin e tij për portierin shqiptar.

“I kemi jetuar minutat e fundit me ankth, tensioni shkon 1000 kur pret vendimin e gjyqtarit në minutën e 90 ndaj një ekipi të madh si Juventusi.  Thomas u tregua shumë i aftë dhe arritëm të merrnim në shtëpi tre pikë të rëndësishme. Nëse ka një arsye pse Juventusi nuk humb këtu dhe rrallëherë arrin të barazojë, vjen për faktin se vetëm një skuadër e jashtëzakonshme mund ta mposhtë këtu”, deklaroi Imobile

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"