“Përbindëshi” Erling Haland, kështu do shënojë 102 gola/ Nëse ruan këtë mesatare thyen çdo rekord

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2022 | 23:18

“Përbindëshi” Erling Haland, kështu do shënojë 102 gola/ Nëse ruan këtë mesatare thyen çdo rekord

Erling Haland do ta mbyllte sezonin me 102 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon në rast se sulmuesi norvegjez do të ruante statistikat e golave të tij dhe do të luante të gjitha finalet e sezonit me fanellën e Mançester Sitit. Bazuar në mesataren e tij të golave në Premier Ligë dhe Champions këtë sezon, norvegjezi do të arrinte gjithashtu në kuotën e 113 golave nëse do të luante çdo minutë të mundshme.

haland

22-vjeçari, i cili shënoi një gol të pabesueshëm në akrobaci ndaj ish-skuadrës së Dortmundit të mërkurën në Champions, ka shënuar 3 gola në Champions këtë sezon dhe kryeson bashkë me Kilië Mbapenë dhe Robert Levandovskin. Në Premier Ligë, ai ka realizuar 10 gola në vetëm 6 ndeshje, ndërsa është zëvendësuar në 4 ndeshje, duke humbur në total 55 minuta. Ai ka shënuar dy tripleta të njëpasnjëshme ndaj Kristal Palasit dhe Notingem Forestit në “Etihad”.

Me këto shifra, talenti norvegjez shënon mesatarisht 1.86 gola për ndeshje, më shumë se çdo sulmues tjetër i pesë kampionateve kryesore të Europës, që kanë luajtur më shumë se 108 minuta. Haland e ka goditur portën më shumë se çdo lojtar tjetër në Premier Ligë 1 në këto 6 ndeshje: 15 herë, që do të thotë se ai shënon një gol çdo 1.5 gjuajte në kuadrat dhe konfirmohet si gjahtar goli.

haland

Të vetmin asist që ai ka regjistruar në kampionat deri tani është në fitoren 4-0 ndaj Bornmëthit me prekjen e parë të topit, duke ruajtur kështu rekordin perfekt të ndikimit direkt te goli në çdo ndeshje të Premier Ligës. Megjithatë, Haland renditet shumë poshtë sa i përket prekjeve të topit, driblimeve, pasimeve në 1/3-at e fundit të fushës, një problem që Siti dhe shumica e klubeve do ta këmbenin për të pasur shifrat e golave të tij. Haland bëri vetëm 8 prekje të topit kundër Bornmëthit dhe mesatarisht bën 13.2 kontakte me sferën për çdo gol të shënuar (1 gol për 8% të veprimeve të tij me topin).

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"