Përballjet në derbi, Tirana nuk mundet prej 5 ndeshjesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 17:16

Përballjet në derbi, Tirana nuk mundet prej 5 ndeshjesh

Për ata që nuk e dinë, Tirana nuk e fitonte derbin e parë të sezonit prej 14 shtatorit 2008 ose më shumë se 13 vite. Një çmenduri më vete për bardheblutë, që më në fund ia dolën të fitonin në ndeshjen e parë pikërisht ndaj Partizanit në një kampionat, 25 tetorin e 2021-shit me një penallti të kthyer në gol nga Limaj.

tirana-partizani

Në fakt, sfida e fundit e fituar nga Tirana në serinë hapëse të derbit daton shumë larg. Ndeshjen e vendosnin Andi Lila dhe Daniel Xhafaj, ndërsa për Partizanin shënonte Bruno.

Atë vit ra nga kategoria edhe Partizani. Gjithashtu, Tirana nuk mundet në një derbi prej pesë ndeshjesh. Këtë sezon, Tiranës, nëse fiton titullin, do t’i kushtojë 100 milionë lekë ekstra. Në të gjitha kontratat është llogaritur një shtesë e tillë.

Pra, çdo lojtar merr një bonus në fund të sezonit, sepse e ka të planifikuar në kontratë. Dikush merr dy rroga, të tjerë pak a shumë sipas marrëveshjes, ndërsa të tjerë 15%. Zakonisht në derbi, Tirana vë edhe një shumë të madhe parash si premio për skuadrën, ndërsa pritet për të parë se çfarë do të ndodhë në këtë takim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"