Përballjet e grupeve të Ligës së Europës, UEFA iu beson 2 zyrtarëve shqiptarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 12:33

Përballjet e grupeve të Ligës së Europës, UEFA iu beson 2 zyrtarëve shqiptarë

Do të zhvillohen këtë të enjte sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Europës. Ndërkohë janë publikuar ditën e sotme edhe arbitrat dhe zyrtarët e të gjitha sfidave. Ajo që bie në sy është prezenca e 2 zyrtarëve shqiptarë.

europa league

Bëhet fjalë për dizenjatorin e arbitrave në FSHF, Sokol Jareci si dhe ish-sekretarin e FSHF-së, Eduard Dervishaj, i cili aktualisht bën pjesë në federatën spanjolle të futbollit.

Jareci

Jareci do të jetë vëzhgues në sfidën mes Astanës dhe AZ Alkmarit të vlefshëm për Grupin L. Kjo përballje do të zhvillohet në Kazakistanin e largët, ndërkohë që Dervishaj është delegat në përballjen që do të zhvillohet në “Olimpico” mes Lacios dhe Sëlltikut të vlefshëm për Grupin E.

Dervishaj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"