Përballjet derbi, ja sa miliona lekë shfaqen në “horizont” prej biletave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2019 | 23:15

Përballjet derbi, ja sa miliona lekë shfaqen në “horizont” prej biletave

Tirana dhe Partizani kanë luajtur të dielën raundin e parë të ndeshjeve derbi. Në total u grumbulluan 50 milionë lekë të vjetër.

selman stermasi derbi stadiumi tifozet e tiranes

Një shifër goxha e madhe për një ndeshje të kampionatit shqiptar. Në total mendohet që të katërta takimet të prodhojnë 200 milionë lekë, duke llogaritur që trendi do të jetë i njëjtë edhe në tri sfidat e tjera të kampionatit. Ama bardheblutë dhe të kuqtë mund të kenë edhe një shans tjetër. Nëse përballen edhe në Kupën e Shqipërisë, do të shtohen dy takime.

Kjo do të thotë rreth 100 milionë lekë shtesë. Nëse klubet heqin shpenzimet, sikur nga 100 milionë të arrijnë të grumbullojnë nga gjashtë sfidat, do të ishte diçka fantastike. Derbi Tirana-Partizani gjithmonë është ndeshja që dhuron më shumë tifozë dhe normalisht më shumë të ardhura. Takimin e fundit u grumbulluan 50 milionë lekë të vjetër, ndërkohë që Tirana kishte vënë njerëz për të kontrolluar kompaninë e menaxhimit të biletave.

Tirana është një nga skuadrat që ka më shumë tifozë dhe gjatë javëve të parë ka marrë goxha të ardhura nga ky zë, por duhet të pranojë se në takimet e ardhshme do të luajë pa tifozë, për shkak të mbylljes së stadiumit nga ana e Komisionit të Disiplinës për ngjarjet që ndodhën në derbin e së dielës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"