Përballje Superioreje, Teuta dhe Skënderbeu sfidohen me njëra-tjetrën në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 9:46

Përballje Superioreje, Teuta dhe Skënderbeu sfidohen me njëra-tjetrën në miqësore

Faza përgatitore e këtij dimri ka arritur në mesin e saj dhe tashmë Teuta do të zhvillojë sprintin e fundit, para se të futet në fushën e blertë për Kategorinë Superiore.teuta skenderbeuu

Gjatë kësaj periudhe përgatitore, Teuta mposhti në miqësore Besën e Kavajës me rezultatin 4-0. Ndërsa sot do të ketë një sfidë Superioreje. Skënderbeu dhe Teuta janë duke i zhvilluar përgatitjet brenda vendit, konkretisht në Durrës.

Pas seancave të ngarkuara, fizikisht dhe taktikisht, të dyja ekipet kanë rënë dakord për të zhvilluar një ndeshje miqësore mes tyre. Sfida pritet të zhvillohet sot në orën 14:00 pranë “Tropikal Resort”.teuta skenderbey

Një sfidë e këtij niveli do të shërbente për të dy trajnerët, Daja dhe Martini, për të parë në gjendjen e skuadrave të tyre në prag të rifillimit të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"