Përballje Superioreje në Korçë, Skënderbeu barazon me Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2021 | 20:59

Përballje Superioreje në Korçë, Skënderbeu barazon me Dinamon

Skuadrat e Skënderbeut dhe të Dinamos janë ndeshur sot në një miqësore mes tyre në stadiumin e qytetit të Korçës, si pjesë e përgatitjeve për sezonin e ri. Një ndeshje e hapur, me raste nga të dy ekipet, por që është mbyllur pa fitues, me shifrat 1-1.

skenderbeu dinamo

Skënderbeu vendas ia doli të kalonte i pari në avantazh, me anë të Meksit, që në minutën e 10 të sfidës, por duke gjetur një përgjigje të shpejtë të dinamovitëve. Kapiteni Ibraimi, i cili duket se do të vazhdojë të jetë njeriu-gol te blutë, ashtu siç bëri te Kukësi në edicionin e kaluar, ishte ai që tundi rrjetën në minutën e 18 të duelit.

Më pas, të dy skuadrat prodhuan raste, por asnjëra nuk arrit të çonte topin në rrjetë deri në vërshëllimën përfundimtare, duke mbyllur me një barazim këtë sfide.

Për detaje më të hollësishme nga ndeshja, mund të lexoni në versionin print të gazetës “Panorama Sport” të ditës së enjte

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"