Përballje spektakolare në Kategorinë e Parë, synohet elita. Ja ndeshjet e ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2021 | 8:36

Përballje spektakolare në Kategorinë e Parë, synohet elita. Ja ndeshjet e ditës së sotme

Do të luhen ditën e sotme, duke filluar nga ora 13:30, 2 ndeshje në Kategorinë e Parë, të vlefshme për zonën “Play-off”.

topi-kategoria-e-pare

Sfidat e vetme që kanë mbetur për t’u zhvilluar në Katergorinë e Parë, janë ato të grupit B.

Tomori pret në shtëpi Pogradecin, një ndeshje që pritet me interes të madh, për shkak të pozitave në renditje, por edhe formës shumë të mirë që po kalojnë dy skuadrat.

Përballja tjetër është ajo mes Besës dhe Egnatias, me dy skuadrat që kanë objektiv ngjitjen në Superiore dhe sot do kërkojnë vetëm fitoren.

D21AC1FD-5AD3-4FC9-95FC-AFD06DFC0882

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"