Përballje me Troisin që ndeshjen e parë, Resuli: Nuk ka specifikë të veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2020 | 12:27

Përballje me Troisin që ndeshjen e parë, Resuli: Nuk ka specifikë të veçantë

Flamurtari pas problemeve në vitet e fundit që solli edhe rënien nga Superiorja, këtë sezon do të militojë në Kategorinë e Parë.

Flamurtari Resuli

Dritan Resuli, trajner i Flamurtarit, e komenton kështu shortin e kalendarit të Kategorisë së Parë: “Nuk ka ndonjë specifikë të veçantë se cila skuadër është përballë në ndeshjen e javës së parë të kampionatit. Cilado që të ishte, ekipi do të kishte angazhim maksimal.

Është fundi i gjithë asaj ngarkese që lojtarët kanë marrë dhe në ndeshjen e parë do të vihet në dispozicion gjithë energjia. Nuk është e veçantë që luajmë me Turbinën e Troisit, duam ta nisim me këmbë të mbarë. Do jetë garë e fortë, të gjitha ekipet janë përforcuar”, u shpreh trajneri vlonjat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"