Përballje e fortë për mesfushorin shqiptar nëse kualifikohet, mësoni të gjitha sfidat e fazës “play-off” të Championsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2022 | 14:59

Përballje e fortë për mesfushorin shqiptar nëse kualifikohet, mësoni të gjitha sfidat e fazës “play-off” të Championsit

Liga e Kampionëve ka mësuar të gjitha përballjet e fazës “playoff” të saj, me goglat që rezervuan përballje të forta.

champions 1

Mesfushori shqiptar, Regi Lushkja, do të ketë një sfidë të fortë nëse Sherif Tiraspoli kalon Viktoria Plzen. Kampionët e Moldavisë do të kenë përballë fituesin e çiftit Karabag Ferençvarosh.

Një tjetër sfidë që bie në sy është ajo midis Trabzonsporit dhe Kopenhagenit, me të dyja skuadrat që kërkojnë grupet e Championsit.

Përballja që mund të dhurojë emocione në “playoff” do të jetë ajo mes Rejnxhërsit dhe fituesit të Monako-PSV, gjithmonë nëse skocezët do të kalojnë modestët e Union Shën-Xhilos.

Sfidat e para do të luhen në 16 dhe 17 gusht, ndërsa ato të kthimit një javë më pas. Për sa i përket shortit të grupeve të Champions-it, do të hidhet pasi të jenë mësuar dhe emrat e fundit pjesëmarrës, në 25 gusht.

SFIDAT:

Karabag / Ferençvarosh – Sherif Tiraspol / Viktoria Plzen

Bodo-Glimt / Zalgris Vilnius – Ludogorets / Dinamo Zagreb

Makabi Haifa / Apollon Limasol – Crvena Zvezda / Pjunik

Kopenhagen – Trabzonspor

Dinamo Kiev / Shturm Graz – Benfika / Mixhyland

Union Shën-Xhilos / Rejnxhërs – Monako / PSV

Vazo e kampionëve:

Ludogorets / Dinamo Zagreb

Crvena Zvezda / Pjunik

Kopenhagen

Sherif Tiraspol / Viktoria Plzen

Karabag / Ferençvarosh

Bodo-Glimt / Zalgris Vilnius

Makabi Haifa / Apollon Limasol

Trabzonspor

Vazo e ligave:

Benfika / Mixhyland

Union Shën-Xhilos / Rejnxhërs

Dinamo Kiev / Shturm Graz

Monako / PSV

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"