Përballja Vllaznia-Partizani/ Mala-Da Silva, me fate të ndërthurura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 23:17

Përballja Vllaznia-Partizani/ Mala-Da Silva, me fate të ndërthurura

Huazimet e sezonit të shkuar e detyruan Partizanin që të bëjë disa ndryshime në skuadër. Një nga lojtarët e marrë “borxh” ishte Esat Mala, i cili pasi u largua nga Partizani u la i lirë nga Giresunspor dhe më pas firmosi për Vllazninë, ku u mor për të mbuluar hapësirat e lëna nga braziliani Da Silva, që firmosi me Partizanin.

Da Silva dhe Damcevski

Pikërisht këto dy lëvizje përbëjnë një ndërthurje interesante të fateve të dy lojtarëve, që janë në skuadra të ndryshme nga sezoni i shkuar dhe zëvendësojnë pikërisht njëri-tjetrin.

esat mala

Të premten do të shohim një sfidë mes tyre për të treguar se cili klub ka bërë lëvizje më cilësore. Pjesë e Partizanit kanë qenë edhe dy lojtarë të tjerë të “demave”, Dajan Shehi dhe Herald Marku, të cilët nuk mundën të jenë aktorë kryesorë te kryeqytetasit dhe u transferuan në Shkodër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"