Përballja Turbina-Lushnja/ Allamani: E nis me më të mirët; Çuko: Të motivohemi nga premioja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2021 | 14:03

Përballja Turbina-Lushnja/ Allamani: E nis me më të mirët; Çuko: Të motivohemi nga premioja

Turbina ka mbyllur përgatitjet anti-Lushnjë, ndeshje që e luan sot në “Nexhip Trungu”. Alfred Allamani beson te pikët dhe kreu i zonës “play out” në Grupin B, ndërsa për gazetën paralajmëron se do ta nisë me më të mirët.

allamani

“Jemi gati për Lushnjën. Edhe pse është një përballje pa prestigj, ne e kemi vlerësuar shumë kundërshtarin. Do të kërkojmë fitoren, duke synuar vendin e parë në pesëshen e dytë. Si fillim do hedh në fushë formacionin më të mirë, që do të jetë i njëjti si në takimin me Flamurtarin. Më pas, do të aktivizoj pesë djem të rinj me perspektivë, që do të thotë se do ta bëjë këtë për t’i pasur sa më gati këta futbollistë për sezonin tjetër. Ndeshja me Lushnjën do të jetë e fundit në fushën tonë në këtë kampionat, pasi tri takimet e kthimit i kemi jashtë. Do synojmë ta mbyllim pozitivisht këtë sezon në stadiumin tonë, për të treguar se jemi një kockë e fortë”, u shpreh numri një i pankinës cërrikase. M. MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

TURBINA-LUSHNJA

Lushnja do të zbresë në “Nexhip Trungu” vetëm për fitoren dhe ruajtjen e kreut të zonës “play out”. Skuadra do të drejtohet nga zv.trajneri Dritan Çuko, pasi Ilir Gjyla mungon për arsye shëndetësore. Numri dy i stolit beson te pikët, ndërsa vendin e pestë e quan detyrim. “Skuadra është përgatitur mirë për këtë takim. Është e kuptueshme që për të marrë vendin e pestë, neve na duhet fitorja. Kam besim se çunat do të bëjnë një ndeshje të mirë dhe do të arrijnë te rezultati.

cuko

Ndërkohë që këto takime të fundit do të na ndihmojmë të krijojmë një ide edhe për elementin që mund të kemi në sezonin e ardhshëm. Ne kemi një motiv më shumë për të fituar, në rast se kjo e fundit bëhet realitet, atëherë premioja për futbollistët nuk do të mungojë. Synojmë ta fitojmë këtë takim dhe të tregojmë se e meritojmë të jemi në krye të këtij minigrupi”, tha Çuko, që duhet t’i bëjë llogaritë edhe pa mesfushorin Melis Haxhiu të sëmurë. ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"