Përballja Tirana-Laçi, ja sa tifozë do të jenë të pranishëm në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 16:37

Përballja Tirana-Laçi, ja sa tifozë do të jenë të pranishëm në “Air Albania”

Tirana do të kërkojë të vijojë serinë e rezultateve pozitive ndaj Laçit, në sfidën e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë Superiore. Afro 3 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në “Air Albania”, për të mbështetur skuadrën bardheblu në një përballje delikate ndaj kurbinasve.

bandicam 2020-03-08 16-34-05-173

Para fillimit të takimit, do të këtë një ceremoni, ku pranë tifozëve do të parakalojë trofeu i fituar nga Tirana 32 vite më parë. Ky trofe i është rikthyer klubit bardheblu nga familja Minga.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"