Përballja Tërbuni-Burreli/ Beqiri: Sot sfidoj një mik; Patushi: Jemi të etur për sukses

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2021 | 15:00

Përballja Tërbuni-Burreli/ Beqiri: Sot sfidoj një mik; Patushi: Jemi të etur për sukses

Tërbuni është kthyer dje në Pukë dhe është gati që presë sot Burrelin në stadiumin “Ismail Xhemali”. Seanca e fundit ka qenë e lehtë, por me shumë porosi.

Terbuni Beqiri

Elvin Beqiri do pikët në debutim, ndonëse përballë do të ketë një mik si Saimir Patushi. “Luajmë para tifozëve tanë dhe nuk duhet t’i zhgënjejmë ata. Përballemi me një ekip që ka bërë blerje cilësore dhe pretendon elitën. Në krye të Burrelit është një mik i imi, Saimir Patushi, por nesër (sot) do të jemi kundërshtarë dhe do të luftojmë secili për pikët. Do të hedh në fushë 11-shen më të mirë. I kam porositur lojtarët të jenë të kujdesshëm dhe mos të bien pre e presionit të kundërshtarit”, u shpreh trajneri për gazetën. DITMIR PEMA

formacionet

Burreli do ta hapë këtë kampionat në transfertë. Matjanët do të përballen me Tërbunin në “Ismail Xhemali”, por kjo nuk i ndryshon objektivin.

Patushi-Saimir

Këtë e thotë edhe Saimir Patushi për “Panorama Sport”, ndërsa saktëson se lojtarët janë të etur për sukses. “Do ta vlerësojmë maksimalisht çdo kundërshtar. Për ne do të jenë njëlloj të gjitha ndeshjet, finale. Kam një grup që kanë dëshirë të luajnë dhe janë të etur për të fituar. Kemi zhvilluar stërvitjen e nevojshme për ta nisur kampionatin mbarë. Të gjithë futbollistët janë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në fushë duke na bërë më të sigurt në rrugën tonë. Kam besim te djemtë, do ta nisim mbarë”, tha trajneri. DRITAN KURTI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"