Përballja Real-Juve, Kasemiro dhe Kosta shuajnë supersfidën: Na rreh Tite!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2018 | 20:09

Përballja Real-Juve, Kasemiro dhe Kosta shuajnë supersfidën: Na rreh Tite!

Brazili vazhdon përgatitjet për miqësoren me Rusinë, në program për t’u luajtur më datë 23 mars, në Moskë, në stadiumin “Luzhniki”. Nga grumbullimi i “Seleçaos”, dje kanë dalë në konferencë dy mesfushorët, Kasemiro dhe Duglas Kosta, respektivisht futbollisti i Realit të Madridit dhe ai i Juventusit, të cilët ndërsa do të luajnë në të njëjtën “anë” të premten, më 3 dhe 11 prill do të jenë kundërshtarë për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Kasemiro Dagllas Kosta

Gazetarët e pranishëm kanë dashur që të ndezin disi duelin mes Realit dhe Juves, më shumë sesa të flasin për ndeshjen me Rusinë, por në sallë kanë shpërthyer të qeshurat: “Sa e ndezur do të jetë Real-Juve? Ne jemi në kombëtare dhe duhet të mendojmë që të përgatitemi për të përfaqësuar sa më mirë vendin tonë.

Por, do e thyej në dysh Kostën”, nënvizon Kasemiro që nis të buzëqeshë. Ndërkohë që ai që e plotëson mendimin, ishte Kosta: “Nuk flasin dot, ndryshe do të na rrahë Tite (trajneri). Nuk na lejohet në kombëtare të mendojmë për klubet, ka kohë për duelin e Champions-it”, vazhdoi juventini dhe të dy shpërthyen në të qeshura.

“Në fillim të konfirmojmë rritjen tonë si grup sepse Brazili është i detyruar që të kërkojë fitoren në Botëror dhe duam që të jemi protagonistë absolut në Rusi”, ishte mendimi i përbashkët i konferencës së dy brazilianëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"