Përballja PSG-Real përmbys koeficientët, tani favorit për të fituar Championsin është Siti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2017 | 14:40

Përballja PSG-Real përmbys koeficientët, tani favorit për të fituar Championsin është Siti

Shorti i Ligës së Kampionëve ka dhënë efekt të menjëhershëm edhe te kompanitë e basteve. Në bazë të kundërshtarëve që kapën skuadrat, kanë ndryshuar edhe një herë koeficientët për ekipin që do të fitojë trofeun.

mancester siti

Lajmi është ndryshimi dhe rritja që ka pësuar koeficienti i PSG-së. Francezët ishin favoritët kryesorë për ta fituar këtë kompeticion, por në momentin që u mësua se kundërshtari i ardhshëm do të ishte Reali, bastet ndryshuan mendimin.

Sipas “Bet 365”, tani ekipi favorit për të fituar Ligën e Kampionëve është Mançester Siti. Pas skuadrës së Guardiolës renditet menjëherë Bajerni me koeficientin 5,5, ndërsa PSGj-a ka përfunduar në vendin e tretë me koeficientin 6.

Koeficientet

Barcelona është skuadra e katërt favorite për triumfin në Europë, ndërsa kampionët në fuqi, Reali, ndodhen në vendin e pestë me koeficientin 9. Liverpuli dhe Mançester Junajtid pasojnë me koeficientin 15, ndërsa triumfi i Juventusit në Europë ka kuotën 17. Sigurisht që koeficientët do të ndryshojnë sërish kur të hidhet shorti i çerekfinaleve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"