Përballja ndaj Vllaznisë, klubi i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2019 | 14:45

Përballja ndaj Vllaznisë, klubi i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm

Përballja mes Tiranës dhe Vllaznisë do të luhet ditën e premte, në orën 18:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ka qenë klubi i Tiranës që me anë të një njoftimi ka konfimruar orarin e ndeshjes. 

tiranaa vllaznia

Gjithashtu klubi ka dhënë njoftimin e rëndësishëm se sfida do të luhet pa tifozë. Do të jetë ndeshja e fundit kjo për Tiranën që do të luajë pa praninë e tifozëve, pas dënimit që Komisioni i Disiplinës dha pas incidenteve në ndeshjen me Partizanin.

Klubi bën me dijes e ndeshja e Kupës me Shënkollin nuk është llogaritur sepse ishte dita e vendimit.

Njoftimi i klubit:

“Ndeshja Tirana – Vllaznia do të luhet ditën e Premte në stadiumin “Selman Stermasi”, në orën 18:00.

Ky takim do të zhvillohet me dyer të mbyllura për tifozët, shkak i incidenteve të ndodhura në ndeshjen me Partizanin dhe dënimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës. Kjo do të jetë ndeshja e fundit pa praninë e tifozëve, duke shpresuar dhe besuar që nuk do të ketë më të tjera sjellje jo sportive që dënojnë dhe mbyllin dyert për të gjithë tifozerinë bardheblu. Ndeshja e Kupës Tirana – Shënkolli nuk është llogaritur sepse ishte dita e vendimit të Komisionit”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"