Përballja ndaj Spanjës, Lëv: Ishte thuajse si një lojë pokeri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2018 | 9:29

Përballja ndaj Spanjës, Lëv: Ishte thuajse si një lojë pokeri

Joakim Lëv premton se Gjermania e tij nuk shprehu dje të gjithë potencialian që ka në dispozicion, por në të njëjtën kohë është gati të vërë dorën në zjarr se edhe kundërshtari u ruajt, ndonëse në fund, ai vlerëson kapacitetin që kanë futbollistët e tij për të interpretuar të tilla tipe loje, me zotërim të lartë topi.

Lev2

“I kërkuam jo më kot dy kundërshtarë si Spanja dhe Brazili, sepse të testosh që tani skuadrat më të fortë, mund të të shërbejë jo vetëm për të kuptuar më shumë mbi atë që do të na presë në Botëror, por, mbi të gjitha, për të kuptuar se çfarë duhet të jemi ne që të përmirësojmë. Isha që në fillim i bindur se do të ishte një test prove i rëndësishëm, por tani që ndeshja ka përfunduar, jam edhe më i bindur, madje edhe për Spanjën.

U panë në fushë dy skuadra që dinë të kombinojnë me njëra-tjetrën në një mënyrë të mirë, shumë të mirë madje. Dy skuadra që kishin dëshirë për të tentuar goditjen surprizë, të shtonin presionin te kundërshtari dhe të gjenin golin.

Si Spanja, ashtu edhe ne, treguam shpejtësi në sulm dhe kjo më pëlqeu, me përjashtim të 20 minutave të para, ku ndoshta u kapëm në befasi, – analizon Joakim Lëv. – Diferencat mes nesh dhe Spanjës? Nëse ri kapitullojmë ndeshjen, si ne, ashtu sikur rivalët tanë, tentuam që të luajmë pas shpatullave të mbrojtjes, me pasime filtruese dhe të befasishme. Kjo tregon se ishte njësoj si një lojë pokeri, ku askush nuk kërkonte që të tregonte letrat fituese, për donte mbi të gjitha të provokonte dhe të merrte sinjale nga kundërshtari.

Ndaj, unë jam i bindur kur them se pavarësisht paraqitjes mjaft të mirë dhe një rezultati të drejtë në Botëror, Gjermania do të jetë edhe më e fortë sesa kjo që patë në fushë, por edhe Spanja gjithashtu. Tani do të përgatisim një tjetër test të rëndësishëm, atë kundër Brazilit, një tjetër pretendente, një tjetër stil loje i shpejtë dhe pa dyshim një tjetër mundësi për të grumbulluar informacione nga ne dhe nga rivalët, në pritje të udhëtimit në Rusi gjatë verës”, u shpreh trajneri i “pancerave”.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"