Përballja ndaj Skënderbeut, Teuta e Edi Martinit me 2 mungesa të sigurta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2021 | 11:06

Përballja ndaj Skënderbeut, Teuta e Edi Martinit me 2 mungesa të sigurta

Teuta do të vuajë sërish dy mungesa këtë javë. Në mbrojtje nuk do të jetë i gatshëm shkodrani Denis Pjeshka, ndërsa në sulm Sebino Plaku.

Plaku-Pjeska

Të dy lojtarët janë të dëmtuar dhe tashmë janë të detyruar të pushojnë edhe në takimin e radhës, ashtu siç bënë ndaj Apolonisë.

Ndeshja ndaj Skënderbeut është parashikuar të zhvillohet të premten në stadiumin “Niko Dovana” në orën 18:00. Në fazën e parë durrsakët barazuan me ekipin korçar, ndërsa më pas në të dytën fituan 1-3 në transfertë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"