Përballja ndaj Skënderbeut, Brdariç provon djalin titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 9:24

Përballja ndaj Skënderbeut, Brdariç provon djalin titullar

Vllaznia i është kthyer dje stërvitjes në fushë pas një dite ku kishte frekuentuar vetëm palestrën. Skuadra ka zhvilluar një seancë taktike në “Reshit Rusi”, teksa trajneri Tomas Brdariç provoi formacionin që mund të luajë në transfertën ndaj Skënderbeut të dielën.

brdaric

Siç dihet, pritet të mungojnë për shkak kartonësh Imami, Isaevski dhe Imeri, ndërsa prej dëmtimit Marku. Gjithashtu mbrojtësi Adili me shumë mundësi do të humbasë takimin e radhës, pasi vazhdon të mos stërvitet me grupin prej një dëmtimi.

Risi në stërvitjen e djeshme ishte se trajneri gjerman provoi në qendër të mbrojtjes krahas Dajan Shehit edhe të birit të tij, Tim Brdariç. Ky i fundit ende nuk ka debutuar me fanellën kuqeblu, por nuk përjashtohet mundësia të luajë në Korçë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"