Përballja ndaj Partizanit, trajneri Abazaj: Pogradeci luajti ndeshjen më të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2021 | 13:36

Përballja ndaj Partizanit, trajneri Abazaj: Pogradeci luajti ndeshjen më të mirë

Trajneri i Pogradecit, Ardjan Abazaj, pohoi se testi i fundit me të kuqtë ka qenë ndeshja më e mirë e luajtur në këtë fazë nga ekipi i tij.

abazaj

“Për mua ka qenë një nga ndeshjet më të mira. Kemi pasur 4 raste shumë të pastra për gol, por futbolli ka një ligj: po nuk shënove, do të pësosh. Me dy goditje brenda porte nga ana e Partizanit ne pësuam një gol. Por, duhen theksuar këtu edhe cilësitë e Partizanit, prandaj jam i kënaqur sepse në këtë fazë që jemi ekipi është shprehur siç duhet.

Po të ishim treguar më të qartë në ato 2-3 raste të pastra që patëm, mund të kishim shënuar, por dihet që ata kanë në portë Alban Hoxhën që di t’i zgjidhë situatat. Kemi edhe dy javë kohë dhe do të mundohemi t’i riparojmë defektet që kemi kur shkojmë përpara portës kundërshtare”, u shpreh trajneri Abazaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"