Përballja ndaj Laçit, për Teutën shpëtimi i sezonit nis nga dueli i Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2022 | 14:23

Përballja ndaj Laçit, për Teutën shpëtimi i sezonit nis nga dueli i Kupës

Në “Niko Dovana” kanë përfunduar prej ditësh punimet dhepo pritet vetëm ndeshja gjysmëfinale e Kupës ndaj Laçit përtë bërë inaugurimin e rikonstruksionit të terrenit.

TEUTA 1

Gjithçka është gati për këtë takim të së mërkurës ku terreni duket nëkushte perfekte. Klubi durrsak do të nxjerrë në shitje biletat për këtë takim që do të luhet nesër në orën 17:45 në “Niko Dovana”.

Klubi u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë të pranishëm në stadium dhe të mbështesin skuadrën ndaj Laçit, një ndeshje me shumë rëndësi për objektivat sezonalë të Teutës, do të luhet me tifozë.

Teuta fton tifozët të pajisen me biletëpër ndeshjen ndaj Laçit. Shitja e biletave do të bëhet nesër,ditën e ndeshjes. Çmimi i biletave do të jetë 500 lekë për tribunat A dhe B, dhe 300 lekë për tribunën C, pjesa ballore.

SEZONI NIS NGA LAÇI – Teuta është shumë pranë shkurorëzimit si kampione në fuqi, por edhe larg zonës së sigurimit të pjesëmarrjes në Europë përmes kampionatit.

Ndaj, shpëtimi i sezonit mund të realizohet nga Kupa, ku për ta bërë një gjë të tillë duhet të triumfojnë në tri ndeshje, dy gjysmëfinalet meLaçin dhe në rast kualifikimi në finale.

Praktikisht nga përballja e Kupës me kurbinasit Teuta luan fatet e sezonit, kuminimumi mbetet pjesëmarrja në Europë.

Shkëndijat e rikthimit të besuarit e trajnerit Renato Arapi i dhanë në transfertën e fundit, ku fituan në Laç me golin e Hebajt.

Ky ritëm dhekjo detyrë kërkohet të bëhet edhe nesër po ndaj kurbinasvenë gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.

ANALIZA DHE SITUATA – Para seancës së djeshme trajneri Arapi zhvilloi një analizë me ekipin ku ka kërkuar nga lojtarët që ta heqin mendjen nga ndeshja e kampionatit dhe të mendojnë vetëm te gjysmëfinalja e parë e Kupës, pasi kjo ndeshje është tepër e rëndësishme.

Sipas stafit, vetëm pasi të fitojnë ndeshje pas ndeshjeje mund të flitet për Europën.

Në këtë moment kërkohet të punohet dhe flitet vetëm për ndeshjen e radhës me Laçin.

Me shumë mundësi edhe nesër pritet që stafi të përzgjedhë formacionin që triumfoi në kampionat ndaj kurbinasve.

Lajm i mirë është se edhe Xhekson Ferreira është pranë kapjes së formës optimale, pasi mbrojtësi është përgatitur së fundmi me ekipin dhe ndaj Laçit pritet që të jetë i grumbulluar dhe ta nisë nga stoli.

Atmosfera në grup është pozitive, ndaj të gjithë kanë besim se do t’ia dalin sërish ndaj Laçit.

Minimumi që kërkohet këtë javë nga të besuarit e trajnerit Arapi janë triumfi në dy ndeshjet që kanë në shtëpi, për Kupë ndaj Laçit dhe kundër Skënderbeut në kampionat, ku mbyllet edhe faza e tretë e Superiores.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"